Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori, është regjistruar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.
Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi:
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52-vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90-vjeç, gjithashtu banues në Përmet.
Për fat të keq, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.