Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave.

Parashikohet që paraditja në vendin tonë, të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell.

Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet që në zonat malore Veriore dhe Juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 27.08.2025 07:21