Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Brukselit.

Në pranga ka rënë Edson Jozwik alias Edson Pjetri, 41-vjeç, i cili kërkohej nga GJKKO për disa akuza të rënda:

-Trafikim i lëndëve narkotike

-Pastrimi i parave

-Grup i strukturuar kriminal

Sipas hetimeve të SPAK, Pjetri dyshohet se gjatë periudhës qershor–nëntor 2020 ka qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte rreth 160 kg kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 15 maj 2024, atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Pas ekstradimit, 41-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare.