Vra*ja e shqiptarit në Belgjikë/ Jean Claude Van Damme: Humba një mik të madh

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë.

Madje u çua edhe në këmbë e bëri simbolin e shqiponjës.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria.

Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë Van Damme në video.

Të dielën në mbrëmje, në lagjen Itterbeek të Anderleht në Belgjikë, u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, i njohur si “Noel”. Ai ishte pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti sipër saj që e kishte dhënë me qira.

Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe përjashtoi pistën e trafikut të drogës, duke dyshuar për konflikt personal.

Miq dhe banorë të zonës e përshkruajnë viktimën si një njeri të mirë dhe të gatshëm për të ndihmuar.


Shtuar 22.08.2025 18:19