Pasditen e djeshme, një 55-vjeçar ka humbur jetën në Bilisht, sapo ka dalë nga një klinikë dentare.
Sipas informacioneve, mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë mbushje dhëmbi pasi ka mbaruar,duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Lidhur me këtë ngjarje, janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e 55-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasi kishte shkuar për trajtim në një klinikë dentare.
Sipas raportimeve në media, viktima kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një të afërt tjetër të familjes.
Pas kryerjes së një mbushjeje në dhëmballë, 55-vjeçari është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: “S’jam mirë”.
Gjendja e tij është përkeqësuar shpejt dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pësuar një infarkt fatal.
Aktualisht, nuk është konstatuar ndonjë shkelje nga ana e mjekut stomatolog, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore, do të përcaktohet përfundimisht shkaku i vdekjes.
Ndërkohë dentisti 36-vjeçar, është marrë në pyetje nga policia e Devollit.