Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Avokati i Popullit, ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës së paraburgimit.

Verifikimet janë fokusuar në shoqërimin e tij nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt një klinike private, ku ai iu nënshtrua disa analizave mjekësore.

Burime bëjnë me dije se Komisioneri për Parandalimin e Torturës pranë institucionit të Avokatit të Popullit, Ahmet Prenci, ka zhvilluar kontakt të drejtpërdrejtë me Veliajn për të marrë informacion mbi kushtet e trajtimit të tij dhe respektimin e të drejtave të njeriut në institucionin e paraburgimit.

Pak ditë më parë, në një reagim të gjatë në “Facebook”, Veliaj e quajti të qëllimshme dhe poshtëruese shoqërimin e tij me 30 efektivë, gjatë një ekzaminim të domosdosëm mjekësor në spital.

“Për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve”, tha Veliaj.