Sergio Ramos ka dyshime, dy gjigantët e Premier League e tundojnë

Mbrojtësi spanjoll është vënë në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij të jashtëzakonshme. Lojtari duket se kishte arritur një marrëveshje me PSG, por duket se situata ka ndryshuar.

Sipas Goal, spanjolli ka përfunduar në shënjestrën e dy skuadrave të mëdha të Premier League: Arsenal dhe Chelsea.

Topçinjtë duan të kthehen në majë, ndërsa Blutë duan të ndërtojnë një cikël fitues të hapur me triumfin në Champions League.

Duket se do të kemi një merkato të zjarrtë këtë verë.


Shtuar 4.07.2021 10:37