E rëndë! E rrahën brutalisht me shkopinj bejsbolli, 23-vjeçari shqiptar vdes në spital

Nuk u ka mbijetuar dot plagëve të mëdha në trup i riu shqiptar në Itali, i cili u rrah me shkopinj bejsbolli në një parking.

Viktima është i riu shqiptar Atilio Ndrekaj, vetëm 23 vjec, i cili ka ndërruar jetë vetëm pak orë pas shtrimit në spital.

Shoku i tij që u dhunua gjithashtu Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç, banues në Itali është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Mantua të Italisë, një natë më parë. Të rinjtë që u rrahën kanë marrë fillimisht një telefonatë dhe u është caktuar një takim në parkingun e qendrës tregtare.

Aty janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopa bejsbolli duke i bërë të përfundojnë në spital në gjendje shumë të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se karabinierët që po hetojnë këtë çështje janë të kufizuar për sa i përket dinamikës dhe arsyeve të pritës, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve.  /albeu.com/

c