TRAGJEDI/ Të vdekur prej 4 ditësh, gjenden pa jetë dy vëllezërit binjakë

Greqia është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë. Rreth orës 17:30 në Patr të Greqisë janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre dy vëllezër, binjakë.

Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për dy 45 vjeçarë.

Mësohet se binjakët kanë vdekur para katër ditëve, por trupat u tyre u gjendën sot pasdite nga autoritete greke.

Informacionet e para bëjnë fjalë për vetëvrasje të dyfishtë, ndërsa mediet lokale shkruajnë se mamaja e dy viktimave ndodhet në spital, në gjendje të rëndë./albeu.com/

 

Shtuar 3.07.2021 20:30