Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur sot konkluzionet përfundimtare në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.
Organi i akuzës ka kërkuar dënime të rënda për gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash të rënda penale.
SPAK kërkon:
32 vite burg për Leonard Dukën
25 vite për Erlis Dukën
32 vite burg për Fatmir Hyseni
22 vite burg për Aleksandër Manxhakun
23 vite burg për Oltian Loga
23 vite burg për Dritan Agaj
Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Për Lonard Dukën, është kërkuar që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Matinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta dhe Ilir Selmani.