Kryeministri Albin Kurti ka uruar ditën e sotme Memli Krasniqin për marrjen e detyrës si kryetar i PDK-së.
Me anë të një postim në Facebook, Kurti është shprehur se i ofron bashkëpunim Krasniqit në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët për Kosovën.
Postimi i plotë:
I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.