Njëri nga personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobrës, Petrit Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës. Ai raportohet se pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Bëhet me dije se Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.
“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës. Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.
“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari.