43 emigrantë kanë humbur jetën në det si pasojë e përmbytjes së anijes në brigjet e Tunizisë. Ata po përpiqesih të kalonin Mesdheun nga Libia në Itali, por fundi ishte tragjik.
Gjysmëhëna e Kuqe Tuniziane ka bërë me dije se 48 emigrantë të tjerë janë shpëtuar.
Anija ishte nisur nga Zouara, pranë brigjeve veriperëndimore të Libisë. Në të nododheshin emigrantë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, sipas organizatës humanitare./albeu.com