Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë

“Info Migrants” ka publikuar një artikull ku pasqyron qëndrimin e degës së Caritas-it (një konfederate globale e bamirësive) në Shqipëri lidhur e marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Drejtuesja e zyrës së organizatës bamirëse Caritas në Shqipëri, Ariela Mitri, thuhet se dënon modelin e qendrës së paraburgimit të emigrantëve në Gjadër.

Sipas saj, të jetosh në kafaz nuk është humane dhe duhet t’u jepet njerëzve një mundësi, shpresë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Drejtoresha e Caritas theksoi se, Shqipëria dha tokën, por qeveria në Tiranë nuk ka të bëjë fare me modelin, strukturën dhe kushtet.

Mitri theksoi natyrën “e pazakontë” të një procedure të tillë, meqenëse, në nivel ligjor, nëse njerëzit kanë zgjedhur Italinë si destinacion, atëherë ata duhet të vijnë në Itali. Sipas saj, ata nuk mund të zhvendosen. Gjithashtu ajo shton se kjo praktikë, pa asnjë lloj garancie minimale dhe me kosto më të larta, është absurde.

Arikulli i plotë marrë nga “Info Migrants”:

Modeli italian i paraburgimit në Shqipëri është ‘çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë’, paralajmëron Caritas

Kryetarja e degës së Caritas-it (një konfederate globale e bamirësive) në Shqipëri dënoi modelin e qendrës së paraburgimit të emigrantëve në Gjadër.

“Të jetosh në kafaz nuk është humane”, vuri në dukje drejtuesja e zyrës së organizatës bamirëse Caritas në Shqipëri, Ariela Mitri, në një diskutim të botuar më 10 korrik në blogun Tra Cielo e Terra. Referenca ishte për qendrën e përhershme të riatdhesimit (CPR) në Gjadër, e krijuar si rezultat i një Memorandumi Mirëkuptimi midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Ju duhet t’u jepni njerëzve një mundësi, shpresë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, shtoi ajo duke përshkruar aktivitetet e organizatës kishtare gjatë dhjetë viteve të fundit, në përputhje me ftesën e Papa Françeskut për të mirëpritur, integruar, mbrojtur dhe për t’u qëndruar pranë emigrantëve.

“Rreziku i replikimit në Evropë”

“Gjadri është një realitet tjetër”, vazhdoi Mitri, duke nënvizuar aspektet e ndryshme të një “model pilot që, nëse do të funksiononte, do të zbatohej, sipas qëllimeve të atyre që e hartuan, edhe në vende të tjera të Evropës”.

Megjithatë, theksoi ajo, “nuk ka të ardhme dhe nuk duhet të ketë një të tillë”. Drejtoresha e Caritas theksoi se, “Shqipëria dha tokën, por qeveria në Tiranë nuk ka të bëjë fare me modelin, strukturën dhe kushtet”.

“Gjithçka menaxhohet nga Italia,” vuri në dukje ajo, “askush tjetër nuk është i përfshirë. Nëse, pas një identifikimi fillestar, merret vendimi që personi duhet të shkojë në Gjadër, atëherë ai dërgohet në atë vend që është një qendër paraburgimi de facto, jo një qendër pritjeje për emigrantë.”

“Projekti analog me atë skandaloz Britani-Ruandë”

Mitri theksoi natyrën “e pazakontë” të një procedure të tillë, “meqenëse, në nivel ligjor, nëse njerëzit kanë zgjedhur Italinë si destinacion, atëherë ata duhet të vijnë në Itali. Ata nuk mund të zhvendosen. Në rastin e riatdhesimeve, këta duhet të largohen nga Italia, dhe kështu ata duhet të kthehen në Itali dhe prej andej të dërgohen përsëri në vendin e tyre. Kjo lëvizje vajtje-ardhje nuk ka asnjë kuptim.”

Kjo praktikë, pa asnjë lloj garancie minimale dhe me kosto më të larta, është “absurde”, shtoi ajo.

“Po flasim për një model të ngjashëm me atë analog, i cili për fat të mirë nuk u miratua, i diskutuar tashmë kur Mbretëria e Bashkuar donte të dërgonte emigrantë, përfshirë shqiptarë, në Ruandë: diçka skandaloze.”

“Pati takime, por më pas ai propozim u la në pritje,” vuri në dukje ajo. “Në këtë rast, Italia ishte më e vendosur, si dhe më e shpejtë, dhe donte të sillte menjëherë modelin e Gjadrit”.


Shtuar 14.07.2025 17:00