Prej disa ditësh, IKMT po vazhdon aksionin në zonën turistike të Thethit, ku edhe paraditen e kësaj të diele fadromat kanë shkuar në terren.
Deri tani, janë shembur mbi 60 objekte në zonë, duke përfshirë edhe objekte me struktura prej druri.
Ndërkohë banorët vijojnë të kundërshtojnë këtë aksion dhe kërkojnë urdhrin e prishjes, pasi thonë se një dokument i tillë nuk u është paraqitur nga drejtuesit e IKMT.
Gjatë gjithë kësaj jave, ka pasur sutuata të tensionuara në Theth mes qytetarëve dhe IKMT.
Gjithashtu, në terren në mbështetje të banorëve të zonës kanë qenë edhe përfaqësues të PD, të cilët kanë kundërshtuar këtë aksion.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.