Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO)

Një banore nga Thethi, ka treguar ftesën që ka marrë nga vetë Rama për të ndërtuar bujtina në Theth.

Ajo tregon se vetë kryeministri, i ka kërkuar asaj që të mbledhë fëmijët në Shqipëri e të investojnë këtu.

Ndërkohë që në fund tregon se ka mbetur e habitur në momentin që i kanë prishur shtëpizat që ka ngritur, për shkak se lejen për to e kishte marrë nga vetë Rama.

Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth. Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama.

Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhurn, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës. Vetë shteti na ka thënë ndërtoni e jetoni, ku është shpresa e të rinjve sot, ku është Edi Rama. Kam marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana e kam sjellë në Theth, dhe i kam dhënë votën Edi Ramës, m`u thafshin 2 duart që e kam futur atë votë në atë vend. Si më ja dhënë votën atij, shiko çfarë më bëri, edhe 3 shtëpi të tjera më ka prishur djalit tjetër atje lart. 4 shtëpi më kanë prishur”, shprehet banorja.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth, ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

 


Shtuar 12.07.2025 08:55