Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet egjiptiani në Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Aleksandri, Egjipt.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në lagjen nr. 2, Pogradec, këtë shtetas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Hyundai”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 300 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 09:55