Kjo e martë do të sjellë një rënie temperaturash.
Dita do të jetë nën mbizotërimin e rrezeve të diellit, por nuk do të mungojnë as vranësirat.
Temperaturat këtë mëngjes kanë arritur deri në 13 gradë Celsius, teksa vlera maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 10 m/s, duke shkaktuar dallgëzim deri në 3 ballë.