Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte.
“Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme në një deklaratë me email. Ministriae Jashtme norvegjeze nuk tha në njoftim se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Sipas raportimeve të mediave e huaja, një granatë u hodh në drejtim të banesës, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.