Elia Zaharia dhe Xhensila Myrtezaj pushime si nëna single! Ja destinacionet e zgjedhura nga vajzat VIP, postimet hot në rrjetet sociale

Vera duket se do të jetë e gjatë dhe e mbushur me postime hot në rrjetet sociale. Janë vajzat e ekranit ato, që javë pas jave, na tregojnë pak nga planet e tyre për këtë stinë, ku e gjithë vëmendja shkon për fotot që shpesh herë ngrenë temperaturat.

Verë e nxehtë për Marina Vjollcën, që pushimet i ka nisur herët këtë vit. Pasi kaloi disa ditë në ishuj tropikal me bashkëshortin, Getoarin dhe vajzën e tyre, moderatorja sërish ka publikuar foto nga bregdeti. Megjithatë, këtë herë, seti nuk është realizuar vetëm për kënaqësinë e saj, por edhe punë.

Në fotot e publikuara në Instagramin e saj, qëllimi ka qenë promovimi i produktit të ri të linjës së biznesit të saj. Por jemi të sigurt, që të shumtë kanë qenë ata, që as nuk e kanë vënë re fare, produktin e reklamuar, por janë përqendruar tek sensualiteti që moderatorja reflekton.

U bë disa kohë tashmë, që Marina ka vendosur të tregohet më bujare me foto në rrjetet e saj sociale, ku shpalos format. Një zgjedhje kjo, që deri para pak kohë mungonte në Instagramin e saj.

Vera ka nisur edhe për këngëtaren nga Maqedonia e Veriut. Me një karrierë disi më të qetë, në krahasim me atë të viteve më parë, duket se edhe Tuna ka preferuar që t’i nisë ditët buzë plazhit në shoqërinë e dy djemve të saj.

Në Instagramin e saj, këngëtarja na ka sjellë copëza nga ditët e saj me djemtë buzë detit. Përgjithësisht, artistja preferon që në rrjetet sociale të shfaqet provokuese, por duket se kur është në rolin e mamit, pozat i dedikohen fëmijëve dhe pamja e jashtme kalon në plan të dytë.

Si çdo nënë me dy fëmijë të vegjël në plazh, lodhja dhe sfidat janë të shumta, ndaj edhe gjithçka që mund të bëjë është të vërë një kapele, syze dhe të shijojë kohën.

Elia ka lënë pas një vit jo të lehtë në rrafshin e jetës së saj private. Pas një konflikti gati 1 vjeçar, ajo dhe Princ Leka janë divorcuar, duke i dhënë fund kështu një historie 15-vjeçare. Që nga ky divorcë, Elia është dukur më aktive me karrierën e saj, ku edhe është rikthyer edhe njëherë tek aktrimi, me disa projekte kombëtare, por edhe ndërkombëtare. E tashmë, edhe për të, ka kohë për të pushuar, vetëm se këtë herë pushimet janë me shoqërinë.

Në rrjetet e saj sociale, aktorja ka publikuar foto nga bregdeti, ku dhe na ka zbuluar se është me një mikeshë të sajën. Duket se as këtë verë, Elia nuk do të postojë foto me bikini, por me veshje të lehta verore, duke preferuar që të tregohet më e kujdesshme me këto postime në Instagramin e saj.

Vera për të do të jetë e ngjeshur dhe e mbushur me koncerte. Xhensila është padyshim një nga këngëtaret më të paguara dhe më të kërkuara edhe këtë sezon, ndaj edhe për të momenti më i mirë për të pushuar do të jetë pasi të mbyllet sezoni. Por teksa agjenda e ngjeshur ka nisur, duket se këngëtarja ka gjetur mundësinë të shkëputet për 24 orë plazh.

Në Instagramin e saj, Xhensila ka publikuar fotot me bikini, ku duhet thënë format e saj janë perfekte.

Ashtu si vetë ajo ka shkruar, vetëm për një ditë ka gjetur mundësinë që të pushojë në bregdetin tonë e hipur mbi një table surfi, duket se ajo e kalon kohën edhe në plazh duke u marr me sport. Pamjet e saj sensuale mjaftojnë, pasi Xhensila ka zgjedhur që mos të zbulojë se kush e shoqëron në këto orë pushimi.

Prej shumë vitesh në botën e televizionit, Xhemi Shehu ka preferuar që të mbajë gjithnjë një profil të ulët. Gjithnjë e kujdesshme në veshje dhe në postime, duket se moderatorja ia ka dalë që të ruajë imazhin edhe pas më shumë se 2 dekadash në ekran. Megjithatë, është verë, temperaturat janë të larta dhe Xhemi ia lejon vetes një foto me bikini.

E veshur me bikini të zeza, prezantuesja ka konfirmuar edhe njëherë se vijon të mbetet ndër femrat më sharmante të ekranit tonë. jemi të sigurt që përgjatë kësaj stine, të shpeshta do të jenë rastet ku do të shohim Xhemin me bikini, në disa poza, që nuk janë edhe shumë të shpeshta prej saj


Shtuar 15.06.2025 13:29