Jo më thashetheme! Ja pse ndjekësit janë të bindur që Sara dhe Eriku janë bashkë!

Spekulimet për një romancë mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi të dy janë parë në disa ambiente të njëjta, fillimisht në jug të vendit dhe së fundmi në një festë private në Tiranë.

Pas fotove të publikuara nga një vend bregdetar, që ngjallën dyshime për një udhëtim të përbashkët, Fullani dhe Hoxha janë shfaqur sërish “në të njëjtin orbitë”: në ditëlindjen e parë të Zeos, djalit të aktores Olta Gixhari. Festa u mbajt në periferi të Tiranës dhe mblodhi miqtë më të afërt të aktores.

Miqësia e ngushtë mes Sarës dhe Oltës është tashmë e njohur, e nisur që nga bashkëpunimi në serialin “Në kuadër të dashurisë”, ku të dyja luanin si motra. Prania e Sarës në festë ishte e pritshme.
Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte pjesëmarrja e Erik Fullanit, i cili deri më tani nuk ka qenë i lidhur publikisht me rrethin shoqëror të Oltës.

Ky takim i dytë i përbashkët vetëm sa i ka shtuar dyshimet për një raport më të afërt mes Erikut dhe Sarës.


Shtuar 14.06.2025 23:33

Tags: ,