Zjarri masiv vijon të djegë sipërfaqe të pyllit me pisha në Darëzezë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë.
Siç u raportua edhe më herët, në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët. Megjithatë, për shkak të favorizimit të erës, kërkohet ndërhyjre nga ajri.
Rreth 4 hektarë me bimësi e shkurre në nënkurorën e pyllit me pisha të Darëzezës u dogjën nga zjarri masiv që u aktivizua mesditën e djeshme.