Aksident me vdekje në Fier

Këtë të enjte rreth orës 10:00, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Fier, ku një këmbësor 82-vjeçar, ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, automjeti i drejtuar nga shtetasi E. D., 23-vjeç, ka përplasur shtetasin V. F., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut.


Shtuar 29.05.2025 11:47