FOTO/ Çfarë ndodhi? Vesa Luma reagon ashpër ndaj Big Mamës: Presim përjashtimin e menjëhershëm

Pas një incidenti të tensionuar mes Big Bastës dhe Big Mamës gjatë një transmetimi live në “Ferma VIP 2”, ka ardhur një reagim i fortë nga këngëtarja Vesa Luma, bashkëshortja e Big Bastës.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Vesa ka shprehur tronditjen dhe zhgënjimin e saj nga sjellja e Big Mamës, duke e konsideruar jo vetëm të papranueshme, por edhe jo njerëzore.

Ajo kërkon përjashtimin urgjent të Big Mamës nga spektakli, duke theksuar se janë thyer rregulla bazë të një formati televiziv dhe se prekje të ndjeshme personale, si përmendja e familjes apo fëmijëve, nuk mund të tolerohen.

“Edhe unë e ndoqa live gjithë situatën dhe e them me plot gojë që ishte jo vetëm dëshpëruese po jo njerëzore nga ana e Big Mamës.
Patjetër që presim përjashtimin e saj të menjëhershëm për rregullin themelor që ka thyer në një televizion kombëtar.
Kur prek familjen e fëmijën pa lejen tonë, atëherë nuk është lojë por është personal.
Big Basta ka hyrë në një format të tillë pikërisht për të luftuar injorancën, për të luftuar stereotipet ‘gangsterlliqe’ që ia kanë zënë frymën këtij vendi.
Ka hyrë për të jap një shembull për djalin e tij, e për gjithë rininë shqiptare…”

Reagimi i saj ka marrë mbështetje të gjerë nga ndjekësit, por edhe ka ngjallur debat në rrjet për standardet e reality-show-ve dhe përgjegjësinë e produksioneve ndaj situatave të tilla.

Produksioni i “Ferma VIP 2” nuk ka reaguar ende zyrtarisht për incidentin dhe nuk dihet nëse do të ketë masa disiplinore ndaj Big Mamës. Situata mbetet në zhvillim.


Shtuar 26.05.2025 21:36

Tags: ,