Tronditet Berati/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.

Policia sqaron se ngjarja u regjistrua rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Çlirim”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S.F.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.

 


Shtuar 25.05.2025 09:32

Tags: ,