Ditën e sotme, do ketë rritje të vlerave duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.
Orët e pasdites dhe në vijim, priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Të lidhura
None found
Parashikohet që orët e vona të natës, të sjellin sërish vranësira në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 29°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
