Ndeshja e zjarrtë mes Parmës dhe Napolit u mbyll me shifrat 0-0 dhe trajnerët Kristian Kivu dhe Antonio Konte u përjashtuan të dy pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Kjo për shkak të një përplasje që patën në minutat e fundit të sfidës, ku shkak u bë ndeshja që po zhvillohej mes Interit dhe Lacio.
bandicam 2025-05-19 10-33-46-247Në zonën e pankinave shpërtheu kaosi, pasi Lukaku u përpoq të informonte të gjithë skuadrën për rezultatin që vinte nga “San Siro”, ndërsa Konte nga ana e tij u përpoq të frenonte entuziazmin, duke mbajtur lart përqendrimin. Pra, një konfuzion i madh, që u përhap edhe te pankina e Parmës.
Konte pati një përplasje shumë të fortë me një bashkëpunëtor të Kivu, pra Galjardi, që më pas kaloi edhe te trajneri verdheblu. U shkëmbyen fjalë të rënda, me trajnerin e Napolit të tërbuar edhe për vonesat e supozuara të kundërshtarëve. Bashkëpunëtorët e tij, dhe vetë lojtarët, në krye Lukaku, u përpoqën ta qetësonin dhe ta largonin. E gjitha për të shmangur masa më të rënda. Por kjo nuk mjaftoi për të shmangur kartonin e kuq, i ndarë me trajnerin e Parmës.
Para se të largohej nga fusha, i “shoqëruar” në brendësi të stadiumit, Konte bërtiti fjalë aspak të lehta ndaj dikujt nga pankina e Parmës, ende dukshëm i tërbuar. Menjëherë vrapoi në tribunë për t’i dhënë udhëzimet e fundit skuadrës. I rraskapitur në intervistën pas ndeshjes, me hidhërimin për mungesën në atë që mund të jetë ndeshja e fundit, ajo e titullit kampion ndaj Kaljarit. (VIDEO)