Për ditën e Premte moti do të jetë i paqëndrueshëm. Vranësira mesatare deri të dendura në të githë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.
Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshjet hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intenistet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, në lugina dhe bregdet në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 22m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3 deri 4 ballë.