“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, kështu deklaroi drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti disa javë më parë. Ndërsa mbërriti në selinë blu në mbledhjen e thirrur urgjent nga kreu i PD-së, Sali Berisha ai u pyet mbi këtë deklaratë.
“Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai nga gazetarët.
“Jo humbje, vjedhje totale! Totale…! Jam bërë vegjetarian, kështu thuaji…! Më fal vetëm sallatë, sallatë me një çik Ramë!”, u përgjigj Alizoti shkurt.