Policia Bashkiake e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit, gjatë ditës së nesërme dhe të premten. Tirana do të bëhet mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (KPE) – një ngjarje madhore që do të mbledhë liderët më të lartë të vendeve evropiane.
Ky samit përfaqëson një moment historik për Shqipërinë, duke e vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe duke forcuar rolin e saj në proceset integruese evropiane.
Për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit, janë marrë masa të veçanta sigurie dhe organizative, përfshirë kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor, si më poshtë:
Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të jetë në fuqi:
– Nga ora 22:00 e datës 15 maj 2025 deri në 23:00 të datës 16 maj 2025,
– Në këto akse kryesore:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri”),
– Rruga “Ibrahim Rugova” (nga “Myslym Shyri” deri në rrugën e “Kavajës”),
– Rruga “Ded Gjo Luli”,
– Rruga “Urani Pano” dhe vazhdimësia në rrugën e “Barrikadave” deri në kryqëzim me rrugën “George Ë. Bush”,
– Bulevardi “Zogu i Parë” deri te tuneli pranë ish-Cirkut.
Qarkullimi i automjeteve do të devijohet përmes:
– Rrugës së “Kavajës”,
– Rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”,
– Rrugës së “Durrësit” (segmenti i rrugës “Barrikadave”),
– Bulevardit “Zhan d’Ark”,
– Bulevardit “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”,
– Bulevardit “Bajram Curri”.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme që synojnë garantimin e sigurisë dhe zhvillimin e suksesshëm të këtij eventi të rëndësishëm.