Në qarkun e Shkodrës, deri tani janë numëruar 203 nga 405 kutitë e votimit. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kryeson me 19.037 vota, që përbën 40.20% të totalit.
Partia Socialiste e Shqipërisë, ka marrë 16.991 vota, ose 35.88%, duke pasuar PD-në. Pjesa tjetër e partive, ka marrë mbështetje më të vogël, me Partinë Socialdemokrate që ka siguruar 8976 vota (18.95%) dhe Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 617 vota (1.30%).
Lëvizja Bashkë, ka marrë 252 vota (0.53%), ndërsa Lëvizja Atdheu, ka marrë vetëm 37 vota (0.08%).
Pjesa tjetër e partive ka siguruar mbështetje të vogël, duke përfshirë Aleancën Kombëtare Shqiptare me 49 vota (0.10%) dhe Partinë Aleanca Demokracia e Re, që ka marrë 14 vota.