Bill Gates, do të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale në dy dekadat e ardhshme. Miliarderi ka deklaruar se po përshpejton planet për të shitur pasurinë e tij dhe për të mbyllur Fondacionin Gates më 31 Dhjetor 2045.
“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që ‘ai vdiq i pasur’ nuk do të jetë njëra prej tyre”, shkroi Gates në një postim.
Të lidhura
None found
Ai gjithashtu, kritikoi ashpër Elon Musk, njeriun më të pasur në botë, një figurë kyçe në administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar atë për vrasjen e fëmijëve më të varfër në botë.
Musk ka drejtuar Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë dhe me rolin e tij ka ndikuar në vendimin e Presidentit Trump për të ndërprerë fondet për agjencinë e USAID, e cila më parë ka ofruar miliarda në fonde për gjithçka, nga vaksinat për fëmijët deri te ndihmat ushqimore.
Gates e bëri njoftimin me rastin e 25-vjetorit të fondacionit, të cilën e themeloi me ish-bashkëshorten Melinda. Që nga themelimi, fondacioni ka dhuruar 100 miliardë Dollarë, duke ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve.
