Ministri grek kishte thënë më parë se janë planifikuar edhe angazhime të mëtejshme midis dy vendeve, me një delegacion biznesi grek që do të vizitojë Stambollin më 8-9 maj si pjesë e “axhendës pozitive”.

Ndonjëherë fati ka mënyrën e tij për të thurur rastësitë. Reperi Kelly ka nga një bashkëpunim artistik me dy nga vajzat më të përfolura të momentit: Egli Tako dhe Xheneta.

Në një intervistë për “S’e luan Topi”, Kelly rrëfen se Egli është tashmë një mike për të, falë kohës së kaluar në shtëpinë e “BBV”. “Egli është mikeshë e Enisës, edhe mikeshë e imja tashmë, sepse kur kalon dy muaj brenda një shtëpie, krijon edhe relata”, u shpreh ai.

Ndërkohë, edhe Xheneta është shfaqur në një prej videoklipeve të tij, por njohja me të ka ardhur ndryshe. Me Xhenetën nuk njihesha. Ka qenë propozimi i një agjencie që ma sugjeroi si protagoniste për klipin.”

Kelly tregon se, pavarësisht ngjashmërive në dukje, të dyja vajzat kanë role të ndryshme në skenë: “Egli është artiste, këngëtare dhe në klipin tim erdhi më shumë për miqësi. Ndërsa Xheneta është modele profesioniste, dhe për këtë pjesë do të ishte zgjedhja më e përshtatshme.”

Por kur vjen puna te muzika, Kelly nuk ka dilema: “Egli si këngëtare është më mirë. Ka shpirt dhe jep nga vetja.”


Shtuar 5.05.2025 12:56

Tags: ,