Vatikani mbyll Kapelën Sistine, nis konklava për zgjedhjen e papës

Vatikani ka mbyllur Kapelën Sistine, ku kardinalët do të mblidhen për konklavën për të zgjedhur Papën e ardhshme pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Kardinalët e Kishës Katolike që kanë mbërritur tashmë në Romë ku do të takohen sot për të diskutuar zgjedhjen e papës së ri.

Ky është Kongregacioni i pestë i Përgjithshëm që nga vdekja e papa Françeskut, e cila ndodhi të hënën e Pashkëve.

Ende nuk është e qartë se sa kardinalë do të marrin pjesë në takim, i njohur edhe si parakonklavë.

Për ditë të tëra ka pasur spekulime të gjalla rreth kandidatëve dhe favoritëve të mundshëm.

Kardinalët janë takuar tashmë në ditët para funeralit dhe varrimit të Françeskut, i cili u krye të shtunën.

Për momentin, nuk është caktuar ende një datë për fillimin e konklavit, i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine.

Data më e hershme e mundshme do të ishte 5 maji.


Shtuar 28.04.2025 11:18