Atentati ndaj rreshterit Muhamet Lika në Kosovë, sërish ushtrohen kontrolle në Kaçanik

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës, ka nisur një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut, duke angazhuar njësitë e saj relevante.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka theksuar se ky operacion po kryhet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, dhe se pas përfundimit të tij do të jepen informacione shtesë në lidhje me të.

Burime të Telegrafit, bëjnë të ditur se ky aksion po zhvillohet në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, i cili u vra disa kohë më parë.

Pak ditë më parë, Policia e Kosovës realizoi një tjetër operacion të madh në Kaçanik, ku u arrestuan më shumë se pesë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Lika.


Shtuar 25.04.2025 10:36