Gazetari Elvi Fundo, teksa fliste nga studioja e “Kafe Shqeto”, u shpreh se situata politike aktuale, sidomos ajo brenda Partisë Socialiste, po merr përmasa gjithnjë e më të ndërlikuara dhe të tensionuara.
Në analizën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Fundo solli në vëmendje disa zhvillime kyçe që kanë ndodhur në bashkinë e Tiranës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën si merren vendimet, përfaqësimin real politik të disa figurave, dhe intrigat që po luhen në prapaskenë.
Ai hodhi dritë mbi përplasjet e brendshme, përpjekjet për të ruajtur pushtetin dhe përgatitjet për një tranzicion të mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme.
Elvi Fundo: “Gjithçka e kuptuam nga skema kur u shkarkua Alban Dokushi bashkë me Sara Goxhaj dhe u vendos Anduela Ristani, pra vetë kryetari i bashkisë sipas ligjit i takonte të emëronte pasardhësin e tij në detyrë, pas 24 orësh Rama e ndryshoi.
Unë personalisht nuk e kam parë kurrë Veliajn si pjesë të PS-së, fatkeqësisht më të njëjtin sy kam parë edhe Bashën kur ishte tek PD.
Këta individë kur i merr dhe i poston, koha, historia, politika shqiptare na ka mësuar se nuk lidhen dot me thelbin poshtë, pra nuk lidhen me origjinën politike të tyre.
Veliaj nuk ka ç’i bën Partisë Socialiste, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën, të ketë një kompetencë tek ata që dikush të flasë në parlament.
E mbani mend se kur fliste Xhafaj vinte e thoshte në parlament se këta drejtorë kanë bërë punë të mira, se ne kështu e ashtu, të njëjtën gjë po bën sot Veliaj i cili edhe pse është në burg nxjerr punët e mira që ka bërë në bashki, fundja atë detyrë ka pasur ai të bëjë punë të mira, jo të vjedhë para që t’i marrë Eriola e t’i kthejë në brekë.
Ky është ndryshimi i madh që kemi të bëjmë ne sot dhe lufta brenda partisë socialiste është shumë e ashpër.
Unë mendoj se është e ashpër, sepse pas zgjedhjeve do kemi një qeveri të re në rast se socialistët do të fitojnë, po luajnë që të kenë sa më shumë intriga brenda grupit parlamentar apo kandidatëve mes njëri-tjetrit duke e sulmuar nëpër portale përmes një gjuhe mjaft vulgare”.