Mirlind Daku katranos gjithçka në Rusi, jep asist dhe pastaj ndëshkohet me karton të kuq

Mirlind Daku ka qenë protagonist përsëri sot në futbollin rus, por jo plotësisht siç do të dëshironte futbollisti i Kombëtares shqiptare. Në ndeshjen që Rubin Kazan ku ai aktivizohet, luante kundër Dinamos së Moskës, ai dha një asist, por pastaj e mbylli ndeshjen para kohe me karton të kuq.

Fillimisht Daku u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 9-të të ndeshjes (SHIH VIDEON). Ndërsa në minutën e 25-të, një pasim i tij solli golin e barazimit të përkohshëm të Bezrukov (SHIH VIDEON).

Ai tentoi gjithmonë të vinte në vështirësi mbrojtjen kundërshtare, por agresiviteti i tepruar i kushtoi shtrenjtë në minutën e 90, kur pas një tjetër faulli, gjyqtari kryesor i tregoi atij kartonin e kuq dhe e largoi para kohe nga fusha e lojës në ndeshjen që u mbyll me shifrat 3-1 për Dinamon e Moskës.

Ky ishte asisti i 6 i Dakut, që u shtohet 11 golave të shënuar në 22 ndeshje të luajtura në këtë sezon në Rusi, ku ka përmirësuar ndjeshëm statistikat e atij paraardhës.


Shtuar 20.04.2025 16:39

Tags: ,