Aktori i njohur kubano-amerikan, William Levy, është arrestuar nga policia amerikane.
Sipas mediave të huaja, mësohet se 44-vjeçari ka rënë në prangat e policisë në Broward Country, Florida, i akuzuar për sjellje të pahijshme.
Gjithashtu, aktori akuzohet për dehje në publik, hyrje në një pronë pa leje dhe sjellje të çrregullt.
Ndërkohë, mediat kanë postuar dhe foton e momentit të paraburgimit, teksa kompania e telenovelave “Telemundo” ka shkruar se Levy është në paraburgimin e Westonit, një qytet në Florida.