Shuplaka e Jozit ndaj Gjestit “jehonë ndërkombëtare”, mediat e huaja shkruajnë për të

Shpulla e Jozit ndaj Gjestit ka bërë “jehonë ndërkombëtare”, ku dhe mediat italiane kanë shkruar për të.

Media Fanpage.it shkruan për ngjarjen e paprecedentë, duke e cilësuar si “Dhuna në Big Brother-in e Shqipërisë”.

Kujtojmë se një ngjarje e paprecedentë dhe skandaloze u regjistrua gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania. Ka qenë Jozi ai i cili ka qëlluar me shuplakë finalistin e tretë të këtij edicioni, Gjestin.

Përpara daljes së tij nga shtëpia, pas eleminimit nga votat e publikut, Jozi e ofendoi dhe goditi Gjestin.

Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother Vip lajmëroi Policinë e Shtetit, e cila bëri të mundur shoqërimin e Jozit në Komisariat, por ditën e sotme u la i lirë.

Ndërkohë, që për Gjestin u kujdesën mjekët dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.


Shtuar 13.04.2025 16:12

Tags: ,