Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar. Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në tregje .
Një dollar është këmbyer gjatë ditës së sotme me 87 lekë më e ulëta e regjistruar në një dekadë. Ndërkohë leku shqiptar vijon të ketë epërsi ndaj euros dhe dollarit.
Dollari amerikan është fundosur përballë lekut. Një dollar po këmbehet aktualisht në kursin e këmbimit me 87 lekë niveli më i ulët i regjistruar në një dekadë.
Kjo ka ardhur si pasojë e Luftës tregtare të nisur nga Presidenti amerikan Donald Trump që ka dobësuar ndjeshëm dollarin amerikan në tregjet ndërkombëtare.
Luhatje të forta janë përcjellë edhe në vlerën e dollarit në tregjet ndërkombëtare, ku monedha amerikane zbriti të premten në nivelin më ët ulët të regjistruar që prej vitit 2017.
Lëvizjet e fundit të presidentit amerikan kanë krijuar pasiguri të mëdha në treg.
Ndërsa Dobësimi I dollarit është një shenjë negative për investitorët ndërkombëtarë të cilët po e shohin këtë monedhë si të pasigurt për të ardhurat e tyre. efektet e tarifave Trump të cilat kanë ngjallur pasiguri në ekonominë amerikane dhe frikë për recension
Ndërkohë që Monedha kombëtare vijon të mbiçmohet kundrejt valutave të huaja. Një euro po këmbehet aktualisht me 99 lekë duke regjistruar nivelin më të ulët në një muaj…
Sipas Bankës së Shqipërisë luhatjet e kursit të këmbimit pasqyrojnë rritjen e eksportit të shërbimeve të turizmit, rritje e cila ka sjellë dhe reduktimin e ndjeshëm të deficitit të llogarisë korrente në dy vitet e fundit.
Paralelisht me to, investimet e huaja direkte, të cilat përbëjnë burimin e kryesor të financimit të deficitit korrent, kanë vazhduar të rriten, e madje në dy vitet e fundit e kanë tejkaluar ndjeshëm këtë të fundit .
Po ashtu, Raporti i hyrjeve valutore nga investimet e huaja direkte ka gjeneruar një tepricë të vazhdueshme valute në tregun e brendshëm.