Teksa finalja e madhe po afrohet, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje.
Dyshja janë parë tepër të afërt gjatë ditëve të fundit, duke lënë përshtypjen se lidhja e tyre po bëhet më e fortë nga dita në ditë.
Sot, ata kanë shkëmbyer përqafime të përzemërta, një moment që ka ngjallur reagime pozitive dhe emocione të shumta tek publiku.
Gjestet e ndërsjella të afërsisë po interpretohen si shenjë e një afrimi emocional, ndërsa spekulimet për një lidhje më shumë se miqësore mes tyre po shtohen gjithnjë e më tepër.
Me gjithë ndryshimet që mund të ketë sjellë dinamika e lojës, ajo që bie në sy është një kimi e natyrshme dhe e ndjerë mes tyre, që po vërehet qartë nga shikuesit në çdo paraqitje të përbashkët.