FOTO/ Deklaratat e Gjestit për Unikkatil, TBA merr vendimin befasues

Gjatë ditëve të fundit të spektkalit por jo vetëm, Gjesti ka shprehur publikisht admirimin e tij për reperin e shumënjohur shqiptar Unikkatil.

Teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë, Gjesti u dëgjua duke e cilësuar Unikkatilin si një figurë të pavdekshme të muzikës shqiptare: Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.

Reagimi i bërë nga Gjesti nuk kalo pa u vënë re nga fansat e tij si dhe të grupit të shumënjohur muzikor, TBA.

Faqja zyrtare e The Bloody Alboz, grupit që përfaqëson Unikkatilin, në lidhje me këtë situatë ka reaguar menjëherë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, ku shfaqet momenti kur Gjesti flet per Unikkatil, ata vlerësuan gjestin e artistit nga Kosova si një respekt të madh ndaj figurës së reperit dhe bënë thirrje për ta mbështetur atë në garën për çmimin e madh të Big Brother:

“Gjesti për Unikkatil. Support krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother!” shkruhet në postim.


Shtuar 7.04.2025 19:32