Mbrëmjen e së hënës ka nisur “Ferma Vip 2”, teksa ky edicioni, ndryshe nga ai i kaluari, do të jetë nën moderimin e moderatores Luana Vjollca.
Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.
Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm, banorët kanë kaluar kohë me njëri tjetrin për t’u njohur më shumë.
Andueli i ka kujtuar lajmet që përfliten lartë e poshtë Limit, duke e cilësuar si djalë ‘problematik’.
Pas kësaj e ka pyetur se me cilën nga vajzat brenda fermës do të donte të krijonte një lidhje romantike.
‘Me Esterin”, u përgjigj ai.