Këtë të martë, është arrestuar truproja i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se u ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale.
Bëhet fjalë për Angel Saramakov nga Velesi, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm dhe u dërgua në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë.
Policia do të ngrejë kundër tij një kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, raportojnë mediat vendase.
Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec.
Saramakov, është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit.