A do penalizohet Gjesti? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap mat (VIDEO)

Ditën e djeshme, një situatë e pazakontë ka ndodhur për banorët e “Big Brother Vip Aalbania 4″. Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja dhe Rozana, u kapën shah mat teksa përdorinin rrjetin social “Instagram”, nëpërmjet një ekrani të madh që shërben për promocion, i cili ndodhej në dhomën e surprizave.

Në një video të publikuar në rrjet, vërehet qartazi momenti kur banorët vijojnë të komentojnë mes tyre rreth “Instagramit”.

Gjesti i emocionuar tenton që të hapë aplikacionin, ndërkohë Danja e paralajmëron: Kujdes se është e monitoruar.

Plot entuziasëm e humor, banorët tërhiqen mbrapsht në momentin kur produksioni i njofton për të dalë nga dhoma.

 


Shtuar 31.03.2025 09:42