Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas njoftimit të qeverisë për ngritjen e portalit të ri “Pasqyra Albania”.
Përmes një publikimi në Facebook, Berisha e ka konsideruar këtë nismë si një projekt tjetër abuziv, që sipas tij synon shpërdorimin e miliona dollarëve nga fondet publike.
Të lidhura
None found
Sipas kryedemokratit, portali prezantohet si një mundësi që qytetarët të ndjekin ecurinë e ankesave apo kërkesave të tyre. Megjithatë, ai pretendon se “Pasqyra Albania” është një projekt që do të ketë kosto prej miliona dollarësh.
Berisha shprehet se kjo nismë do të krijojë një pengesë të re mes qytetarëve dhe administratës, duke deklaruar se do t’u vlejë qytetarëve po aq sa “Diella” në luftën kundër vjedhjeve qeveritare.
“Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!
Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri “Pasqyra Albania” si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për “Pasqyra Albania”, në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij. Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t’u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare.
