Ish banorët e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë kurorëzuar sërish dashurinë e tyre në martesë, por kësaj here, sipas zakoneve të besimit mysliman, ku këngëtari dhe familja e tij besojnë.
Me një postim në platfomën “Instagram”, Sara ka shpërndarë një foto, e mbuluar me një shami të bardhë, ku shkruan se është martuar me dashurinë e jetës së saj sipas zakoneve.
“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve te tij me dashurine e zemres sime prej grifshe”, shkruan ajo.
Gjithashtu, Bardhi shkruan se e ka pritur me padurim që martesën e tyre ta kurorëzonin në muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa falënderon Sarën për përshtatjen në fenë islame.
Çifti i famshëm i estradës shqiptare e kanë celebruar dashurinë e tyre më 11 nëntor të 2024, gjithashtu janë prindër të një vajze, e cila quhet Nea.