Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i vetmi që ka rënë në grancën e komedianëve rusë, duke menduar se po fliste me Presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics.
Dy vite më parë, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ra pre e një telefonate nga komedianët rusë, Vovan (Vladimir Kuznetsov) dhe Lexus (Alexey Stolyarov), njëri prej të cilëve u paraqit si President i Komisionit të Bashkimit Afrikan.
Komedianët u paraqitën asokohe si politikanë të rangut të lartë nga një vend afrikan dhe u ankuan se Afrika nuk mund të kërkojë ndihmë nga organizatat evropiane, sepse “të gjitha paratë e BE-së shkojnë në Ukrainë”.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ra gjithashtu pre e lojës së komedianëve, ndërsa Hashim Thaçi u tregua me i kujdesshëm pasi kabineti i tij nuk pranoi telefonatën pak vite më parë.
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ra në grackën e komedianëve të cilët u shtirën si ish-Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.
Fakti është se kanë arritur të kapërcejnë çdo filtër dhe kanë ‘goditur’ disa herë në të kaluarën, veçanërisht ata që do të konsideroheshin kritikë ndaj Rusisë: nga Elton John te Mikhail Gorbachev, nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan te ish-kancelarja gjermanie Angela Merkel, duke kaluar përmes numrit një të Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, republikanit John McCain, kandidat për president të SHBA-ve në vitin 2008, Princit Harry të Anglisë dhe shkrimtarit J.K.Rowling, krijuesit të sagës Harry Potter.
Nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e bindur se po fliste me ish-presidentin ukrainas Poroshenko, te presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Elton John, te kryeministri spanjoll Pedro Sanchez: është e gjatë lista e viktimave “Vip” të falsifikimeve telefonike të dyshes së humorit rus Vovan dhe Lexus.