Banorët kanë zgjedhur ditën e sotme liderin e ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Në shtëpi hyri një zarf i bardhë që u lexua nga Loredana, e në të thuhej se ata duhet të zgjedhin liderin.
“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush, me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider. E këtë rol e fiton ai apo ajo që ka më shumë vota”, shkruhej në zarfin e bardhë që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Me shumicë votash këtë rol për këtë javë e mori Loredana, e cila nisi menjëherë që të ndante punët për secilin banor.