Në një intervistë për “Big Brother Radio” ish-banorja e BBVA4, Rizarta Hoxha komentoi eksperiencën e saj në këtë spektakël.
Gjatë bashkëbisedimit ajo ceku më shumë deklaratën e bujshme që ish-banorja bëri në lidhje me dashurinë nga ana e prindërve të saj.
Si kanë qenë 48 orë pas daljes nga shtëpia e BBV për Rizartën?
Rizarta: Kanë qenë vërtetë të ngarkuara dhe nuk e kam pasur mundësinë që të qetësohem plotësisht aq sa duhet, por që pak nga pak po e kap ritmin e realitetit sërish. I kam kaluar të dyja ditët me njerëzit e zemrës duke i takuar dhe duke folur për eksperiencën aq të bukur siç ishte Big Brother.
pasi Elona Duro e pyeti në lidhje me raportin që ka me familjen dhe si e pritën ata rrëfimin e saj, Rizarta u shpreh se marrëdhënia mes tyre para shumë kohësh a qenë e ftohtë ndërsa sot gjërat janë ndryshe.
Ish-banorja thekson më tej dhe dashurinë ndaj prindërve të saj duke lënë të nënkuptuar se deklarata e bërë në “BBVA4” për ta, i përket të shkuarës.
Rizarta: Unë e di gjithmonë që mbështetjen e tyre e kam pasur edhe gjatë rrugëtimit tim por edhe pas tij. Ata e dinë shumë mirë që rrëfimi im nuk ka qenë aspak sulm ndaj tyre dhe e dinë se ato pakënaqësitë që mund të jenë treguar aty tek rrëfimi im ato i dinë shumë mirë dhe i kuptojnë shumë mirë që nuk mbeten akoma. Kanë qenë pjesë e fëmijërisë sime, ka ndodhur çfarë ka ndodhur por tani normalisht sepse unë e kam thënë në fund të mesazhit që unë i kam falur sado që ata nuk kanë ditur jo se nuk kanë dashur. Tani marrëdhënia jonë është madje akoma dhe më e afërt dhe akoma më e mirë, tregohet akoma më shumë dashuri si nga unë dhe nga ata. Gjithçka vjen nga komunikimi. Ata e dinë që unë i dua dhe unë e di që ata më duan dhe dashuria triumfon gjithmonë.